Një grup i organizatave qeveritare kërkojnë përgjegjësi politike, gjegjësisht dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe drejtorit të Agjencisë për Zbulim, për shkak të arratisjes së Gruevskit.
Ata përkujtuan se kanë kërkuar që hetimet urgjentisht të përfundojnë dhe se Prokuroria Themelore Publike ka paralajmëruar se procedura parahetimore do të përfundojë në afat prej dy javëve dhe se opinioni do të informohet në lidhje me arratisjen e Gruevskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Marrja e përgjegjësisë politike për rastin me arratisjen e Gruevskit është mënyra e vetme që pushteti të tregojë se ka qëllim serioz të luftojë kundër kulturës së mosndëshkimit, që – të mos harrojmë – ishte karakteristikë kryesore e ish pushtetit veçanërisht kur bëhej fjalë për funksionarët më të lartë”, theksohet në kumtesën e organizatave joqeveritare.
Ndryshe, gati tre muaj nga arratisja e Gruevskit opinioni akoma nuk është saktësisht i informuar në lidhje me arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili ndodhet në Hungari ku edhe ka fituar azil politik.
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi,...
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...