Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur në një takim shefin e misionit të UNHCR-së për Kosovë, z. Erol Arduç, me ç’rast kanë biseduar për bashkëpunimin dhe kontributin e deritanishëm që UNHCR ka dhënë për Komunën e Mitrovicës.
Ai i shprehi mirëseardhje, Arduç dhe e uroj me rastin e marrjes së detyrës së re të shefit të misionit të UNHCR-së për Kosovë duke thënë se komuna e Mitrovicës është mirënjohëse ndaj UNHCR-it, të cilët në vazhdimësi kanë ofruar ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme në drejtim të mbrojtjes, promovimit dhe përmirësimit të respektimit të të drejtave të njeriut në Kosovë.
Në këtë takim po ashtu u diskutua edhe për projektet e përbashkëta të Komunës së Mitrovicës dhe UNHCR-së në fushën e migrimit, duke vlerësuar se institucionet e Kosovës janë duke menaxhuar mirë çështjen e azilkërkuesve në Kosovë.
Ndërsa, shefi i misionit të UNHCR-së për Kosovë, ka falënderuar kryetarin Bahtiri për realizimin e këtij takimi, i cili do të shërbej si vazhdimësi e përpjekjeve tona, në kontekst të ndërmarrjes së veprimeve të përbashkëta për të mirën e qytetarëve të vendit dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Bahtiri shprehi gatishmërinë për bashkëpunim edhe me shefin e ri të UNHCR-së për Kosovë, me qëllim të realizimit të projekteve të përbashkëta.
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!