Google ADS

Jasharaj betohet para mësimdhënësve, paralajmërohet përçarje rreth grevës

11:51 | 18 Janar 2019
arbresh.info

Përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, dhe Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit në Shqipëri, Nevruz Kaptelli, kanë vizituar çerdhen “Gëzimi Ynë”.

Më këtë rast kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari, e vlerësoi si grevën më unike deri tani, duke shprehur bindjen e vazhdimit të kësaj greve deri në përmbushjen e plotë të kërkesave të tyre.

“Kemi kërkuar të ngriten koeficientet për të gjithë mësimdhënësit edhe të kopshteve. Po presim që Qeveria të reflektojë. Ministri duhet të na ndihmojë dhe të gjithë që mundohen të na e prishin grevën do të dënohen. Ata duhet të angazhohen që të na i realizojnë kërkesat tona dhe të kemi vendin meritor në ligjin e pagave pasi që tash për tash jemi nënçmues. Të gjithë duhet të din se nga Presidenti e deri të mjeket hapat e parë i morën nga kopshtet dhe duhet t’i kthejnë sytë kah ne. Boll kemi punuar për të tjerët dhe për Kosovën në ditët kur është dashur, por tash duhet të reflektojnë. Po ju betohem këtu se grevën e ka shpallë Këshilli Drejtues i SBASHK-ut dhe nuk ka drejtë ta mbyll grevën askush deri sa të realizohen kërkesat tona. Greva do të mbyllet vetëm kur të na bëhen 30 % koeficienti i pagës për të gjithë mësimdhënësit”, ka thënë Jasharaj para mësimdhënësve.

E Ymer Imeri i SBASHK-ut, tha se “ka pasur presione psikike për të thyer grevën nga institucionet ku ka pasur edhe dezinformata për të thyer grevën më deklarata të ndryshme.

Edhe Imeri e ka quajtur nënçmues koeficientin e paraparë për mësimdhënësit me Ligjin për pagat.

“Është nënçmuese me çfarë koeficienti i kanë lënë mësuesit arsimor nga çerdhet. Në vend se të kujtojnë se si më thy grevën, ata duhet të mendojnë dhe reflektojnë, e të na i plotësojnë kërkesat e tona. Qeveris po i vije keq për koeficient tonin pasi që po i rritin për veti”, është shprehur Imeri.

Nevruz Kaptelli nga Sindikata e Pavarur e Arsimit  në Shqipëri ka inkurajuar mësimdhënësit që të qëndrojnë prapa këtyre kërkesave.

“Është fat për ju që keni një sindikatë që  ju përkrahë. Vazhdimisht po na i nëpërkëmbin këto të drejta si këtu, si në Shqipëri. Ata qeveritar të cilët ne vetë i kemi edukuar. Në plan të tyre thonë se e kanë prioritet, por sektori i arsimit dhe buxheti i ndarë në të dy vendet është buxheti më i ulët në rajon. Boll i kemi duruar deri tash nuk duhet të zbrazeni nga kërkesat e juaja. Qeveritë në botë kanë arritur zhvillim pikërisht sepse kanë investuar në arsim. Ne ju inkurajojmë dhe ju mbështesim, dhe ju themi mos u tutni nga kërcënimet nëse ju bëhen ditëve në vazhdim nga Qeveria për ndalje të grevës. Të gjithë mësimdhënësit e Shqipërisë, jemi në mbështetje të juaj dhe kam besim se do ja dilni mbanë në këtë proces” ka deklaruar Kaptelli.

Mësimdhënësit, të premten, kanë hyrë në ditën e pestë të grevës, duke pamundësuar fillimin e gjysmë-vjetorit të dytë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme