Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur në një takim shefin e misionit të UNHCR-së për Kosovë, Erol Arduç, me ç’rast kanë biseduar për bashkëpunimin dhe kontributin e deritanishëm që UNHCR ka dhënë për Komunën e Mitrovicës.
Sipas njoftimit për media, kryetari Bahtiri i shprehi mirëseardhje Arduç dhe e uroj me rastin e marrjes së detyrës së re të shefit të misionit të UNHCR-së për Kosovë duke thënë se komuna e Mitrovicës është mirënjohëse ndaj UNHCR-it, të cilët sipas tij në vazhdimësi kanë ofruar ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme në drejtim të mbrojtjes, promovimit dhe përmirësimit të respektimit të të drejtave të
njeriut në Kosovë.
Në këtë takim po ashtu u diskutua edhe për projektet e përbashkëta të Komunës së Mitrovicës dhe UNHCR-së në fushën e migrimit, duke vlerësuar se institucionet e Kosovës janë duke menaxhuar mirë çështjen e azilkërkuesve në Kosovë.
Ndërsa shefi i misionit të UNHCR-së për Kosovë, Erol Arduç ka falënderuar kryetarin Bahtiri për realizimin e këtij takimi, i cili do të
shërbej si vazhdimësi e përpjekjeve tona, në kontekst të ndërmarrjes së veprimeve të përbashkëta për të mirën e qytetarëve të vendit dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Kryetari Bahtiri shprehi gatishmërinë për bashkëpunim edhe me shefin e ri të UNHCR-së për Kosovë, me qëllim të realizimit të projekteve të përbashkëta.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...