Shqipëria të premten do të ndikohet përgjithësisht nga masa ajrore të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët dhe lokalisht në veriperëndim dhe jugperëndim deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Ngrica të forta në zonat malore dhe akset rrugore për shkak të temperaturave të ulëta në vlerat minimale.
Mjegull e mjegullinë në orët e mëngjesit pranë sipërfaqeve ujore. Era do të fryjë juglindje-jugperëndim 1-20m/sek., kryesisht në bregdet. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen të jenë në vlerat e mëposhtme:
Shkodër 0/11 re shi
Kukës -2/9 re shi
Lezhë -1/11 re shi
Dibër -3/5 re shi
Durrës 4/13 re shi
Tiranë 4/13 re shi
Elbasan 3/12 re shi
Berat 1/13 re shi
Vlorë 4/13 re shi
Korçë -3/4 re shi
Gjirokastër -1/10 re shi
Sarandë 5/14 re shi.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?