Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se SHBA-të do të zhvillojnë teknologji të reja, për të siguruar mbrojtje të pakrahasueshme raketore si dhe për të ruajtur përparësinë ndaj vendeve si Rusia, Kina, Irani dhe Korea Veriore.
Komentet e tij u bënë në Pentagon, ku filloi rishikimi i sistemit mbrojtës raketor, i pari që nga viti 2010.
Presidenti amerikan tha se qëllimi i SHBA-së është i thjeshtë “ne mund të zbulojmë dhe të shkatërrojmë” çdo raketë që vjen kundër Shteteve të Bashkuara “kudo, çdo kohë dhe në çdo vend”. Ai tha se thirrja e tij për një sistem të zgjeruar të mbrojtjes nga raketat do të mbronte më mirë Shtetet e Bashkuara, transmeton REL.
Trump tha se një strategji e re do të përfshijë një “shtresë mbrojtëse hapësinore të teknologjive të reja, të tilla si sensorë që mund të zbulojnë, ndjekin dhe shkatërrojnë raketat hyrëse të armikut.
Sistemi i ri mbrojtës, tha Trump, do të jetë në gjendje të mbrojë çdo qytet në SHBA.
Rovena, Leo, Kevin dhe Gjesti diskutojnë për situatën e Dian...
Komuna kërkon intensifikimin e punimeve në vazhdimin e Rrugë...
FSHF-ja do ta nderojë 14-vjeçarin që u nda nga jeta në Shqip...
Çfarë parashikon doktrina e re bërthamore e Rusisë?
Edi dyshon: Kur vjen motra me të thanë për babë nuk është mi...
Lirohet pa akuza gruaja iraniane që u zhvesh në shenjë prote...