Cistet në vezore shpesh herë i paralelizojmë me aknet e fytyrës, por në sistemin riprodhues. Shumica beninj, shpesh të dhimbshme dhe të mërzitshme si dreqi.
Në shumë raste, vajzat dhe gratë as nuk e dinë që vuajnë prej tyre derisa problemi bëhet madhor.
Por cilat janë disa nga shenjat që tregojnë se mund të keni një ciste në vezoren tuaj? Mësojini më poshtë!
Simptoma më e shpeshtë është ajo e dhimbjes së barkut. Mund ta ndjeni më shumë në anën e majtë ose të djathtë, aty ku janë të vendosura vezoret. Gjatë kohës që stërviteni dhimbja është më e ndjeshme, ose edhe kur bëni seks. Do të ndjeni një dhimbje konstante po në të njëjtin vend edhe nëse periodat tuaja kanë kaluar.
Kjo lidhet edhe me madhësinë e kistit. Shumica e grave vuajnë nga ciste të madhësisë 10 centimetra, por disa mund të rriten edhe më, deri në masën e një shalqiri. Kështu që nëse ndjeni fryrje vetëm në zonën e stomakut tuaj dhe aty rrotull, bëni një kontroll tek mjeku.
Seksi kurrë s’duhet të dhëmbë, kështu që diçka s’po shkon siç duhet. Nëse ndjeni dhimbje në njërën anë gjatë kohës së penetrimin, konsideroni mendimin se mund të keni ciste në vezoren tuaj.
Ju duket sikur situata është urgjente dhe duhet të liroheni patjetër, por e keni të vështirë. Ndoshta është cisti që bllokon dhe krijon probleme në fshikëzën urinare.
Cistet e vezoreve kur rriten shumë mund të shkaktojnë dhimbje mesi ose këmbësh.
Kur cisti i vezores zhvillohet, ato ndikojnë gjithashtu tek hormonet tuaja. Gratë me vezore polikistike, që do të thotë se vezorja e tyre prodhon me qindra ciste në mënyrë kronike, kanë hemorragji të papritur, pavarësisht menstruacioneve./observer/
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...