Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka kujtuar momentin më të keq të jetës, momentin kur huliganët maqedonas tentuan të likuidonin në objektin e Kuvendit të Maqedonisë.
Sela, në një intervistë për RTK – emisioni INFO3, theksoi se synimi i këtyre personave ishte i dirigjuar nga partia e Nikola Gruevskit.
“Ne jemi sulmuar për shkak të idesë për të cilën e kemi. S’kam pas asgjë personale me këta huliganë. Pse dëshironin të më eliminon fizikisht. Eliminimi im do të prishte krijimin e një qeverie të re dhe të vazhdonte të udhëhiqej nga VMRO-DPMNE”, është shprehur ai.
Më tej, Sela ka drejtuar akuza tek partia e Ali Ahmetit, Bashkimi Demokratik për Integrim. Sipas tij, Ligji për amnisti la një shije të hidhur për gjithë shqiptarët.
“Tani që maqedonasit po lirohen nga përgjegjësia, pse shqiptarët po rrinë të pafajshëm. BDI thonë se shqiptarët s’kanë nevojë të amnistohen sepse shqiptarët janë të pafajshëm dhe duhet ta dëshmojnë pafajësinë e tyre. Kur bëhet fjalë për një qytetarë maqedonas gjykata për 5 ditë e shpall të pafajshëm. Ndërsa qytetari shqiptar duhet t’i vuaj 10 vite burg që të dëshmojë pafajësinë e tij dhe pastaj e fiton pafajësinë dhe nuk dëmshpërblehet nga shteti. Ky është realiteti dhe unë s’kam asnjë motiv që këtë ta fsheh”, ka deklaruar ai.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën