Këngëtarja shqiptare Rita Ora feston sot ditëlindjen e një prej njerëzve më të shtrenjtë për të, mamasë së saj Verës.
Rita ka gjetur mënyrën më origjinale dhe të ëmbël për të përcjellë urimet e saj. Në profilin e ‘instagramit’ artistja ka postuar disa foto të shumë viteve më parë teksa ishte ende fëmijë, duke treguar portretin e plotë familjar.
“Për nënën time e cila është frymëzimi më i madh për mua në botë. urime ditëlindjen, faleminderit që je një grua kaq punëtore dhe luftarake, kjo është ajo ku unë marr etiken time të punës”, ka shkruar Rita.
Kjo është hera e parë që artistja ndan më fansat e saj foto të tilla familjare.
Epo, një person i rëndësishëm si mamaja, meriton një dedikim të veçantë!
https://www.instagram.com/p/BsvKEKHHkeB/?utm_source=ig_embed
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...