Nëpërmjet një njoftimi të lëshuar nga partia maqedonase në pushtet LSDM thuhet se “Mickoski pret disfatë në zgjedhjet e ardhshme për kryetar shteti, dhe se do të mundet në çdo zgjedhje”.
Sipas LSDM-së, qytetarët sonte dëgjuan edhe një konfirmim nga, siç thonë nga kjo parti, i paafti Mickoski se OBRM-PDUKM nuk ka asnjë program dhe asnjë plan, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Nuk kalon as urrejtja as ndarjet që i shpërndan anti-perëndimori Mickoski, qytetarët i refuzuan”, thuhet në njoftimin e LSDM-së duke shtuar se me promovimin e të drejtës së përdorimit të gjuhëve nuk humb asnjë por mundësohen kushte për komunikim më të mirë mes qytetarëve dhe institucioneve.
Nga LSDM thonë se OBRM-PDUKM nuk ka arritur të bllokojë anëtarësimin në BE dhe NATO dhe nuk do ta bllokojë zhvillim dhe ndërtimin e një shoqërie të barabartë.
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi