“Liria jonë i ka rrënjët e thella, qindra vjet të memories sonë të rrugëtimit për liri, i ka në shumë jetëra të falura për atdhe dhe në vuajtjet tona e në sakrificë”, kështu tha kryeministri Ramush Haradinaj, në ceremoninë e organizuar me rastin e përmbylljes së aktiviteteve në 550 vjetorin e Vitit Mbarëkombëtar të heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Para të pranishmëve të shumtë, Kryeministri Haradinaj, tha se dita e sotme është ditë që për shqiptarët 551 vjet më herët, e ka mbyllur një epokë të lidhur me jetën e heroit tonë, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
“Mbyllja e një jete luftë të heroit tonë, rezultoi me rikthimin në hartën e atëhershme të forcave luftarake edhe të një vendi, të një populli të arbrit, në këtë rast të shqiptarëve”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se pas një pauze të gjatë u rikthyem edhe njëherë në hartën e popujve, të vendeve, të fuqive.
Kryeministri Haradinaj tha se shqiptarët në atë kohë i kthyen shpresën vetes dhe popujve përreth për liri nga Perandoria Otomane dhe gjithë kësaj i priu një kryehero i asaj kohe, Skënderbeu. “Historia e ka nxjerr në dritë veprën e tij, shqiptarët e dijetarët e asaj kohe dhe vazhdojnë ta nxjerrin në dritë në ditët e sotme edhe
studiues të ndryshëm nga i gjithë globi”, tha kryeministri Haradinaj dhe shtoi se veprën e tij më së miri e kanë ruajtur brez pas brezi njerëzit e tij, ne, populli shqiptar duke u krenuar me të.
Duke e vlerësuar si kthim të shpresës për shqiptarët edhe Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, kryeministri Haradinaj tha se ashtu si edhe Shqipëria e 1912-ës e Ismail Qemalit e Isa Boletinit, breza e breza nuk u ndalën deri në kohën e Kosovës.
Kryeministri Haradinaj vlerësoi lartë edhe veprën e heroit shqiptar Adem Demaçi, duke thënë se përpjekjet për liri nuk u ndalën as nga tre heronjtë, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, që dëshmon vazhdimësinë e një kombi, të një rrugëtimi për liri, vazhdimësi që më vonë e gjejmë te ata që vdekjen nuk e gjetën nga armët, por
duke luftuar me armë.
“Liria jonë i ka rrënjët e thella, qindra vjet të memories sonë të rrugëtimit për liri, i ka në shumë jetëra të falura për atdhe dhe në vuajtjet tona e në sakrificë”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se mbi ta qëndron populli ynë sot për të qenë të lirë.
Kryeministri Haradinaj, tha se populli shqiptar ka nderin përpara popujve tjerë, duke mos i shkaktuar tragjedi askujt dhe se të gjitha luftërat në gadishullin Ballkanik kanë rezultuar me koncesione e me dhënie të tokave, por në tokat tona s’ka tokë të dikujt tjetër.
“Nuk ka në Kosovë tokë të dikujt tjetër, ne nuk jemi refuzues, me ne jetojnë të gjithë”, tha kryeministri Haradinaj dhe shtoi se është e padrejtë që vendi që kufizohet me tokën e vet që është në shtetet tjera, t’i kërkohet tokë ende.
Kryeministri Haradinaj tha se duhet të ndalet praktika e dhënies së tokave për të tjerët që na kanë marrë në vazhdimësi, duke besuar dhe qenë i bindur se më askush nuk do të marrë tokë të atdheut tonë.
Kryetari i Komisionit Qeveritar për Vitin Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, Jahja Lluka falënderoi të gjithë ata që kanë qenë afër tij tërë vitin, me të cilët janë përfunduar shumë projekte.
Kryeministri Haradinaj, me këtë rast e ka dekoruar të ndjerin akademik prof. Pajazit Nushin me medaljen e Skënderbeut. Në këtë ceremoni, po ashtu është shfaqur dokumentari i aktiviteteve të realizuara për 550 vjetorin të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, janë prezantuar punimet nga studentët me aksesorë dhe me logo të Skënderbeut, si dhe është promovuar pulla postale dedikuar 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, e cila i është ndarë
kryeministrit Haradinaj nga drejtori i Postës, Sejdi Hoxha.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...