Sulmet e zemrës zakonisht shkaktohen nga ndonjë sëmundje koronare e zemrës. Kjo zakonisht ndodh kur arteret koronare, enët e gjakut të cilat e furnizojnë zemrën me gjak, bllokohen.
Substanca e cila i bllokon arteret është depozitë e kolesterolit. Kolesteroli është vital për funksionim normal të trupit, por sasia e tepërt mund të ketë efekt negativ.
Konsumimi i një diete të pashëndetshme mund të shpijë në sasi të larta të kolesterolit, i cili krijohet dhe thyhet në mëlçi.
Konsumimi i ushqimeve që përmbajnë sasi të larta të yndyrës së ngopur e ndryshojnë mënyrën se si mëlçia e përballon kolesterolin.
Dhe, ekspertët tregojnë se janë disa lloje të ushqimit që përmbajnë sasi të larta të yndyrës së ngopur, e të cilat duhet t’i shmangni për t’i ikur sulmit në zemër.
Këto ushqime janë:
– Çokollata e bardhë dhe me qumësht, pudingët, torfe-ja, tortat dhe biskotat
– Pastat dhe byrekët
– Mishrat me yndyrë, si virshllet, hamburgerët dhe qebapët
– Gjalpa, margarina, yndyra e patës
– Vaji i palmës dhe kokosit, si dhe kremi i kokosit
– Produktet e bulmetit me full yndyrë, si jogurti, djathi, qumështi, etj./opinion.al
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...