Gjatë vizitës së sotme në Serbi presidenti rus Vladimir Putin e dekoroi homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq me çmimin ‘Aleksandër Nevski’.
Këtë çmim Vuçiq e mori për shkak që ka ndihmuar në krijimin e marrëdhënieve të mira me Rusinë.
Por Vuçiq nuk duhet të krenohet që e ka fituar këtë çmim. Kjo pasi që këtë e fitojnë presidentë të shteteve jo shumë demokratike.
Presidentët e Turkmenistanit, Taxhikistanit, Kirgistanit, Kazakistanit dhe Bjellorusisë janë dekoruar me këtë çmim në të kaluarën.
Të gjitha këto vende kanë një të përbashkët, nivel të ulët të drejtave të njeriut.Më skandaloze është se ky çmim është krijuar në vitin 1942 gjatë luftës së dytë botërore nga diktatori rus i asaj kohe Stalin.
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...