Banka Botërore: Kosova me rritjen ekonomike më të madhe në rajon

18:57 | 17 Janar 2019
Arbresh.info

Rritja ekonomike në Kosovë këtë vit dhe në dy vitet e ardhshme, pritet të arrijë në 4.5 për qind, thuhet në raportin e fundit ekonomik për Ballkanin Perëndimor të Bankës Botërore.

Krahasuar me vendet e rajonit, sipas raportit, rritja më e madhe ekonomike pritet të jetë në Kosovë.

Rritja ekonomike për vendet tjera të Ballkanit Perëndimor për vitin 2019 është: Shqipëria 3.6 për qind, Maqedonia 2.9 për qind, Serbia 3.5 për qind, Mali i Zi 2.8 për qind, kurse rritja ekonomike për Bosnjë Hercegovinën ishte 3. 4 për qind.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme