Barcelona rrezikon të përjashtohet nga Kupa e Mbretit si pasojë e pretendimeve se ata kanë inkuadruar në fushë një lojtar që nuk duhej.
Ernesto Valverde zgjodhi Juan Brandarizin, i njohur si Chumi, për të startuar në disfatën 2 me 1 kundër Levantes të enjten, transmeton portali arbresh.info. Por, mbrojtësi raportohet se ishte i suspenduar për shkak se kishte pranuar kartonin e tij të pestë brenda sezoni te skuadra B e Barcelonës.
19-vjeçari u ndëshkua për herë të fundit me karton të verdhë gjatë këtij muaji në ndeshjen në Segunda B kundër Castelllonit.
Skuadra nën udhëheqjen e Valverdes tani rrezikon të përjashtohet plotësisht nga kompeticioni – ashtu si Madridi tri sezone më parë.
‘Los Blancos’ futën në lojë anësorin rus Denis Cheryshev në Kupë të Mbretit duke mos qenë në dijeni se ai ishte i suspenduar./arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...