Disfata e së mërkurës kundër Leganes në Kupë të Mbretit vuri në pah nevojën e Real Madridit për një tjetër opsion në sulm, ndërkohë që çdo alternativë e Karim Benzemas nuk është duke funksionuar.
Përgjegjësia për të bërë përforcime nuk është një problem për trajnerin Santiago Solari, por argjentinasi nuk ka hezituar duke thënë se skuadrës së tij i mungoi diçka në front, transmeton portali arbresh.info.
Lëndimi së fundmi i Benzemas dhe problemet në këmbë të Mariano Diazit kanë lënë ‘Los Blancos’ pa dhëmbë në treshen sulmuese.
Solari dhe stafi i tij i trajnerëve punoi në lëvizjet e Viniciusit si një bartës i fanellës me numër 9 gjatë stërvitjeve të martën, por eksperimenti zgjati vetëm 45 minuta kundër Leganes.
Braziliani dukej i parehatshëm duke udhëhequr linjën frontale para se të krijojë hapësirë për Iscon që të luaj si një “nëntë falso”.
Derisa gjërat vazhdojnë të qëndrojnë kështu siç janë, Solari nuk është duke fshehur faktin që skuadra ka nevojë për një tjetër sulmues.
Megjithatë, klubi ka vendosur për të mos nënshkruar me dikë tjetër në këtë merkato të transferimeve./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...