Nuk ka shtyrje të fillimit të gjysmë vjetorit të dytë shkollor në Maqedoni

15:53 | 17 Janar 2019
A. B.

Nuk ka anulim të fillimit të gjysmë vjetorit të dytë shkollor për vitin shkollor 2018-2019. Kjo është një ndër vendimet që miratoi sot komisioni për sëmundje ngjitëse në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa sot mbas dite këto i deklaroi edhe Zharko Karaxhovski, anëtarë i Komisionit.

Pas mbarimit të takimit të Komisionit, ai tha se numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga epidemia e fruthit në Maqedoni, nga dhjetori deri më sot ka arritur numrin e 58 personave.

Ai tha se disa prindër me letra dhe vërejta kanë shkuar në çerdhet dhe kanë thënë se nevojitet që fëmijët e tyre t’i lëshojnë që të futen në çerdhe, sepse kanë pasur kundër efekt nga vaksinimi. Në këtë rast, shtoi ai, fëmijët duhet të marrin vërtetim nga mjeku amë, pediatri ose nga epidemiologu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme