Limaj: Skënderbeu mbetet prijësi ynë më i madh, me të cilin mburremi para botës

15:48 | 17 Janar 2019
V. S.

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj e ka cilësuar Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, si prijësin më të madh të shqiptarëve.

Sipas tij, Skënderbeu është identiteti me të cilin mburremi para botës.

“Për çdo shqiptar Skënderbeu mbetet prijësi ynë më i madh dhe identiteti ynë me të cilin mburremi para botës. Viti i kaluar ishte përvjetori jubilar i tij, i cili na kujton historinë dhe lavdinë e popullit tonë ndër shekuj”, ka shkruar kryetari Limaj.

Ai ka vlerësuar se Skënderbeu ishte një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës.

Kryetari Limaj: Skënderbeu mbetet prijësi ynë më i madh dhe identiteti ynë më të cilin mburremi para botës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeun në 551-vjetorin e rënies.

“Skënderbeu ishte një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës i cili, me fitoret e ushtrisë së tij në krye të Shtetit të Arbërit, u bë burim frymëzimi për brezat dhe gjeneratat e mëpastajme në përpjekjet shekullore të shqiptarëve për t’i realizuar të drejtat e tyre”, ka shkruar Fatmir Limaj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme