Një gazetare holandeze e vendosur në Stamboll, e cila bashkëpunonte me gazetën ‘’Het Financieele Dagblad’’, u dëbua sot nga Turqia me pretendimin për lidhje të dyshuara me një organizatë terroriste, njoftoi një zyrtar turk.
Drejtori i komunikimit të presidencës turke, Fahrettin Altun deklaroi se vendimi për dëbimin e gazetares Ans Boersma erdhi pasi Ankaraja u informua nga policia holandeze se ajo kishte lidhje me një organizatë terroriste.
‘’Policia holandeze i kërkoi gjithashtu autoriteteve turke informacione për lëvizjet e saj në Turqi dhe jashtë territorit të saj’’, shton Altun, por pa dhënë më shumë sqarime në lidhje me organizatën terroriste në fjalë, transmeton atsh.
Zyrtari turk theksoi se duhet të jemi të qartë se dëbimi i Boersma nuk ka asnjë lidhje me ushtrimin e profesionit të gazetarit në Turqi.
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje