Google ADS

Maqedoni, profesorët universitar kërkojnë rritjen e pagave

13:29 | 17 Janar 2019
Arbresh.info

Sindikata e Pavarur Akademike (SPA) dje realizuan takim me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe bashkëpunëtorët e tij.

Që në shtator 2018, SPA përshëndeti vendimin e qeverisë për fillimin e procesit për rritjen e pagave në sektorin e arsimit, i cili është vendimtar për zhvillimin e shoqërisë. Megjithatë, në periudhën e kaluar, rritjet ishin të lidhura vetëm me arsimin fillor dhe të mesëm.

Përfaqësuesit e SPA-së i paraqiten edhe analizat dhe argumentet konkrete për nevojën e rritjen e pagave në këtë sektor. Konkretisht u paraqitën analizat për rritjen e buxhetit prej 34 për qind në 10 vitet e fundit në Republikën e Maqedonisë, krahasuar me rritjen e pagave në Republikën e Maqedonisë prej mbi 13 për qind, dhe rritja e papërfillshme e pagave të punonjësve në arsimin e lartë dhe shkencës.

 

Të ngjashme