Këshilli i Sigurisë së Trafikut Rrugor, ka votuar dy vendime që rrjedhin nga rekomandimet e Task-Forcës për Siguri në Trafikun Rrugor.
Këto vendime u propozuan nga Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, që është edhe kryesues i KSTRr.
Sipas njoftimit për media, vendimi i pari kërkon evidentim në bazën qendrore të të dhënave të Policisë së Kosovës për të gjitha mjetet rrugore të përfshira në aksidente trafiku, të cilat do të publikohen më pas edhe online, ndërsa vendimi i dytë përfshin inspektim të infrastrukturës rrugore sipas standardeve evropiane të sigurisë.
Këshilli u njoftua edhe me të tjera rekomandime që janë rezultat i punës 6 mujore të Task-Forcës, dhe kanë dhënë edhe propozimet e tyre përkitazi me dikasterin që përfaqësojnë, me qëllim të përmirësimit të gjendjes së sigurisë në komunikacion në mbarë vendin./arbresh.info
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...