Administrata Tatimore e Kosovws ka shënuar 19 vjetorin e themelimit.
Drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri ka prezantuar të arriturat e ATK-së në 19 vite.
“ATK ka filluar punën me 30 anëtar nën komanden e UNMIK-ut. Aktualisht janë 840 zyrtar në të gjitha pikat e ATK-së në gjithë Kosovën. Gjatë vitit 2018 ATK ka realizuar 102 % e te hyrave të aplikuara. Për 5.8 miliardë euro nga te cilat 4 miliardë janë nga tatimet”, tha ai.
Edhe pse u vonua 30 minuta, pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. Ai në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, falenderoi ata që kontribojnë në rritjen e buxhetit të ATK-së.
“Jemi sot së bashku të gjitha palët. Ju detyroheni mirënjohje atyre që e kanë mbush arkën e buxhetit qe e kanë bërë 102. Ne në Kosovë operojmë me euro dhe drejtimin ton e kemi orientuar ka vendet euroatlantike”, tha Haradinaj.
Ministri i Financave Bëdri Hamza ka theksuar rritjen e shpejtë që ka pasë ATK ndër vite. Ai ka thënë se nga 5 milion euro të grumbulluara në vitin e parë, vitin 2018 ATK ka mbledhur rreth 450 milionë euro.
“Ky institucion fillimin e vet e ka nis me 30 anëtarë dhe ka mbledh 5 mijë euro. Sot ka më shumë se 800 punëtorë dhe vitin e kaluar ka mbledh 450 milion euro. Rrugëtimi jonë është drejtë BE-sëë dhe Europës. Jemi në një rrugtim të reformave më të mëdha që kanë ndodhur. Krejt kjo me fokus që ne ta përkrahim sektorin privat dhe bizneset” ka thënë Hamza./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/617674878688857/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...