Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, ka kujtuar 37-vjetorin e rënies të vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës.
Limaj ka thënë së Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka me vendosmërinë e tyre politike e atdhetare trasuan rrugën e lirisë së Kosovës.
“Ndonëse kanë kaluar 37 vjet nga vrasja e tre kolosëve tanë, kujtimi për ta mbetet gjithmonë i freskët. Populli i Kosovës, do t’i mbetet përjetë falënderues e mirënjohës vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës për angazhimin e tyre në çështjen kombëtare”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Shënimi i plotë i Limajt:
Në 37- vjetorin e rënies përkujtojmë veprimtarët e hershëm të lëvizjes tonë kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.
Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka me vendosmërinë e tyre politike e atdhetare trasuan rrugën e lirisë dhe shtetësisë se Kosovës.
Ndonëse kanë kaluar 37 vjet nga vrasja e tre kolosëve tanë, kujtimi për ta mbetet gjithmonë i freskët.
Populli i Kosovës, do t’i mbetet përjetë falënderues e mirënjohës vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës për angazhimin e tyre në çështjen kombëtare.
Lavdi jetës dhe veprës së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...