Nokia 9 PureView është vendosur të jetësoj premtimin duke na sjellë pesë kamera në njërën anë të pajisjes, që në shkurt.
Data e lansimit të Nokia 9 ka rrjedhur nga burimet e shpërndarjes Nokia në 91mobiles, gjë që thotë se ne do të shohim telefonin e publikuar në fillim të mesit të shkurtit.
Duket sikur kompania e Nokia-s, HMD Global, dëshiron të tejkaloj MWC-në në fund të shkurtit.
Love Nokia pretendon se ka gjetur animacione që do të shfaqen në ekran kur përdoret lexuesi i gjurmëve të gishtave në ekran. Shikoni videot e këtyre opsioneve më poshtë.
Në një rrjedhje tjetër thuhet se Nokia 9 do të vijë me një CPU Qualcomm Snapdragon 845, por kompania po punon në një variant me Snapdragon 855 më të fundit, i cili është i aftë për 5G.
Specifikat e tjera të rrjedhura përfshijnë një ekran QHD me 5.9 inç, 128GB hapësirë ruajtëse dhe 8GB RAM, së bashku me Android 9 Pie dhe një bateri 4,150mAh.
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...