Google ADS

Rama: “Mos luani me taksat, se ju gjen belaja”

10:24 | 17 Janar 2019
A. B.

Pas operacionit për arrestimin e 13 personave dhe shpalljen në kërkim të 12 të tjerëve që kanë abuzuar me taksat, reagoi edhe kryeministri Rama.

Rama i ka dhënë një mesazh biznesit, që mos luajë me taksat.

“Ulja e taksave e lehtësimi tërësor i biznesit, synojnë dhe uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal!

Arrestimi i një duzine shkelësish dhe shpallja në kërkim e një tufe tjetër nga biznesi i madh, për mashtrim me taksat, është mesazh i qartë: Mos luani me taksat se ju gjen belaja”, shkruan Rama në twitter.

Personat e arrestuar dhe ata në kërkim akuzohen për evazion fiskal me vlerë 18 miliardë lekë në dëm të shtetit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme