Ajo gjithnjë e di se si t’i bëjë për vete njerëzit me stilin e saj unik.
Dhe Rita Ora nuk e zhgënjeu me pamjen e saj të fundit kur ajo u nis për një zbavitje në qytetin e Nju Jorkut të mërkurën.
28-vjeçarja kishte sytë e vendasve të Nju Jorkut, teksa dukej një zonjë e vërtetë me trikon e saj, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Fustani i bardhë, i gjatë dhe me një dizajn të turbullt, ishte i duhur për Ritën, për ta ngrohur në këto temperatura.
Këngëtarja e hitit “Let you love me” dukej elegante dhe shik, ndërsa kishte vënë një makijazh të lehtë, duke mos dalë nga stili i saj i flokëve bionde.
Në dorën e saj këngëtarja mbante një kafe, ndërsa vazhdon të tregojë se është në formë të mirë fizike.
Gjersa shëtitej e vetme, Rita thuhet se është në një romancë të re me aktorin 35-vjeçar Andrew Garfield.
Këngëtarja ka pasur një listë të gjatë të marrëdhënieve të dashura të profilit të lartë në të kaluarën duke përfshirë dashurinë e saj të parë, DJ-n e njohur Calvin Harris, dhe ish-të dashurin Rob Kardashian.
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi