Këngëtarja Leonora Jakupi është njëra ndër personazhet më të ndjekura në rrjetet sociale.
Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, teksa nuk mungojnë edhe reagime lidhur me ndonjë çështje politike në vend.
Së fundmi, ajo ka publikuar në InstaStory një fotografi të tre deputetëve kosovarë: Ganimete Musliu, Sami e Mërgim Lushtaku, të shkrepur në Hagë.
“Me gjeneralin”, ka shkruar këngëtarja nga Drenica në mbishkrimin e fotografisë, duke shprehur kështu përkrahje për Sami Lushtakun, i cili është i thirrur për intervistim nga prokurorët në gjykatën speciale në Hagë.
Leonora përndryshe njihet edhe për miqësinë e mirë që ka me bashkë-vendasen e saj, deputeten Ganimete Musliu, e cila siç shihet në fotografi, ka shoqëruar dyshen në këtë udhëtim.
Ka kohë që këngëtarja Jakupi nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor, gjersa 2019-ta pritet që të shënojë një rikthim të sajin këtë vit.
Albumi i saj i paralajmëruar prej kohësh duket se nuk ka qenë ende i gatshëm për publikun.
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...