Drejtori menaxhues i Fondit të Kursimeve Pensionale (Trusti), Adrian Zalli, nga 1 janari 2019 nuk është njeriu më i paguar në Kosovë.
Zalli vite me radhë ka marr pagë mujore rreth 5,000 euro.
Por për të ulur pagën e Zallit, kishte marr iniciativë Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Financa.
Kryetari i këtij Komisioni, Lumir Abdixhiku, kishte njoftuar se pagat e menaxhmentit të Trustit përfundimisht nivelohen me ato të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
“Siç ju kam paralajmëruar më parë, pas iniciativës të Komisionit që udhëheq, pagat e menaxhmentit të TRUST-it përfundimisht – pas 10 viteve debat – nivelohen me ato të BQK-së. Sot pranova njoftimit e Bordit të Trustit që konfirmon këtë ndryshim e zvogëlim. Jam i lumtur për këtë. Kemi konsideruar vazhdimisht se pagat prej 6,000 eurove ishin jo proporcionale me rendin institucional në vend dhe me nivelin ekonomik në Kosovë”, kishte shkruar Abdixhiku në profilin e tij në Facebook.
Zëdhënësi i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Jeton Demi, në një intervistë për emisionin “Ekonomi” në Telegrafi, ka thënë se do të bëhet harmonizimi i pagave në këtë institucion.
Demi ka treguar paga e drejtorit menaxhues të Fondit nuk do të jetë më e madhe se e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës.
“Nga muaji janar 2019 do të ketë një nivel të harmonizimit të pagave. Për atë sa kam informacion, Zalli nuk do ta ketë pagën më të madhe se Guvernatori i BQK-së dhe do të ketë rënie të pagës prej 15-20 për qind”, tha Demi.
Zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi ka arsyetuar pagën e lartë të drejtorit Zalli.
“Duke pasur parasysh se ky institucionin është specifik dhe ky institucion nuk mund të krahasohet me sektorët tjerë. Në fund të fundit, çështja e pagës është historike dhe dallojnë specifikat e institucionit”, ka shpjeguar ai.
Sipas të dhënave të Agjencisë Kundër Korrupsion lidhur me deklarimin e pasurisë për vitin 2018, Zalli ka deklaruar se brenda një viti merr 58,963 euro neto në vit apo 4,913.58 euro në muaj.
Po ashtu, Demi në intervistë ka folur për përformancën e mjeteve të kursimeve pensionale të investuar jashtë si dhe për humbjet që kanë pasuar mjetet e Fondit gjatë vitit 2018.
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...