Të hënën kanë mbetur të bllokuar më shumë se 2 mijë njerëz në alpet zvicerane, pas reshjeve të mëdha të borës që bllokuan rrugët dhe lidhjet hekurudhore në gjithë rajonin.
Autoritetet zvicerane kanë paralajmëruar mundësinë për ortek duke bërë thirrje për kujdes të shtuar, pasi rreziku është i madh.
Qeverisja lokale e vendit të quajtur Disentis, ka bërë të ditur se banorët vendas, poashtu edhe disa qindra turistë kanë mbetur të bllokuar, dhe aktualisht nuk kanë asnjë mënyrë për të lëvizur për shkak të mbylljes së rrugëve dhe linjave të trenit, raportojnë mediat zvicerane.
Situata përshkruhet si stabile, por problematike. Shërbimi nacional i motit, MeteoSwiss, ka bërë të ditur se disa pjesë të alpeve kanë parë borë prej 60-90 centimetrash.
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...