Ekipi negociator ka shkelur premtimin e parë të dhënë se të mërkurën do ta votojë platformën për bisedime me Serbinë dhe atë do ta dërgojë në Kuvend, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Platforma e dialogut me Serbinë nuk u votua nga ekipi negociator edhe pse bashkëkryesuesi Shpend Ahmeti kishte paralajmëruar se të mërkurën do të votohet dhe do të dërgohet në Kuvend.
Ekipi negociator me rastin e formimit ia kishte përcaktuar vetes një muaj afat për ta hartuar këtë platformë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur edhe pse pikërisht dje është bërë një muaj. Dje ky ekip mbajti një takim, në të cilin njoftoi që platforma përmban elemente të cilat i parasheh Kushtetuta, por nuk ka definuar nëse me këtë platformë hidhet poshtë ideja e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve me Serbinë.
Por anëtari i grupit negociator Enver Hoxhaj ka thënë për “Zërin” se platforma është e gatshme të procedohet në Kuvend kurdo që ky mblidhet. “Kurdo që Kuvendi i Kosovës do të ketë seancë ne jemi të gatshëm që ta prezantojmë, por platforma prezantohet në Kuvend dhe nuk është e menduar të prezantohet në medie”, u shpreh Hoxhaj.
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”