Real Madridi ka vazhduar tutje në çerekfinale pavarësisht disfatës së pësuar mbrëmjen e sotme (e mërkurë) kundër Leganes.
‘Los Blancos’ u mposhtën me rezultat minimal 1 me 0 në takimin e dytë si mysafirë kundër skuadrës rivale spanjolle në takimin e zhvilluar në kuadër të xhiros së 1/8-së në Kupë të Mbretit, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Santiago Solari vazhdoi tutje falë fitores së thellë me rezultat 3 me 0 të siguruar në takimin e parë si nikoqir në Bernabeu javë më parë duke u kualifikuar në çerekfinale të këtij kompeticioni me një rezultat të përgjithshëm 1 me 3.
Goli i vetëm në takimin e dytë të zhvilluar sonte e shënoi sulmuesi danez Martin Braithwaite në minutën e 30′ të ndeshjes.
Sidoqoftë, gjigantit madrilen nuk i shkaktoi aspak problem kjo humbje minimale në stadiumin Municipal de Butarque.
Vlen të përmendet gjithashtu se Solari nuk kishte zgjedhur skuadrën më të fortë në këtë ndeshje si pasojë e rezultatit nga java e kaluar, ndonëse në pjesën e dytë të takimit futi në fushë Iscon që dështoi për të pasur ndikim në rikthimin e tij./arbresh.info/
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...