Google ADS

Analiza e Fevziut, çfarë do të ndodhë nëse Meta nuk e dekreton Ramën si Ministër të Jashtëm

22:01 | 16 Janar 2019
A. B.

Gazetari Blendi Fevziu thotë se mosdekretimi i Ramës nga Presidenti Meta si ministër i Jashtëm, do të shkaktonte një ngërç institucional.

I ftuar në studion e “Byro Politike” në Abc Neës, drejtuesi i “Opinion” deklaroi se nëse ndodh një situatë e tillë, Rama do të qeverisë me zv/ministra, dhe kjo nuk do të jetë një situatë normale.

Megjithatë, Blendi Fevziu shprehet i bindur se nuk do të ketë asnjë surprizë dhe Presidenti Meta do ta dekretojë Edi Ramën si ministër të Jashtëm.

“Është një ngërç politik mes tyre. Nëse marrëdhëniet do ishin të mira mes tyre Cakaj do ishte dekretuar. Meta e konsideron Ramën arrogant me institucionet dhe shoqërinë. Ndërkohë Rama ka bindjen se Meta është duke i dhënë një frymëzim politik opozitës. Unë nuk e mendoj këtë sepse momenti më i vështirë ka qenë për qeverinë nga protestat e studentëve. Ka një ngërç politik dhe institucional. Unë mendoj që Meta nuk do ta refuzojë Ramën si ministër të Jashtëm.

Pastaj Rama do të vendosë Cakajn zv.ministër të parë. Çështja është që Shqipëria do këtë një titullar që është Rama dhe do të përfaqësohet nga Cakaj. Rama nuk mund të ulet në tryezë aty ku ulen ministrat e Jashtëm. Nëse nuk do ta dekretonte do të hynim në një ngërç të fortë institucional. Dhe ka gjasa që zv. ministrat të rrinë në poste derisa të emërohet një ministër. Ai do vijojë të qeverisë me zv.ministra, që do jetë një situatë anormale”./klan

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme