Pas fitores së Superkupës, Max Allegri ka pranuar se Juventusi e transferoi Cristiano Ronaldon sepse ai është vendimtar dhe shënon gola të mëdha.
Fituesi i trofeut u vendos me golin e shënuar me kokë nga fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë, transmeton portali arbresh.info.
“Ishte një ndeshje argëtuese me shumë shanse. Ne ishim në avantazh kundër një Milani të mirë që na shkaktoi probleme neve, por pas kartonit të kuq ne mund të kishim bërë edhe më shumë për të shënuar golin e dytë”, ka thënë fillimisht Allegri.
“Ishte shumë nxehtë dhe mundimshëm, por ne e merituam të sjellim në shtëpi trofeun falë një përpjekje të balancuar”
“Ne nënshkruam me Cristiano Ronaldon sepse ai është vendimtar dhe shënon gola të mëdha, por e gjithë skuadra bëri një performancë të mirë”
Trofeu i sotëm ishte trofeu i tetë në Superkupë i siguruar nga “Zonja e Vjetër”./arbresh.info/
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...