Google ADS

WhatsApp preket nga një virus

20:43 | 16 Janar 2019
Arbresh.info

WhatsApp është padyshim një prej aplikacioneve më të përdorur në botë për shkëmbimin e mesazheve.

Por një virus ka nisur të qarkullojë së fundmi, i cili po shqetëson përdoruesit.

Mesazhet e tyre të vjetra po fshihen.

Ky lloj problemi nisi që vitin e kaluar, kur WhatsApp pastronte bisedat në mënyrë kronologjike, duke nisur nga më të vjetrat.

Një përdorues ka shkruar se historiku i bisedave është fshirë në mënyrë kronologjike.

Ai ka shtuar se çdo mëngjes gjen një ose më shumë biseda të fshira.

Megjithëse e kishte fshirë dhe e kishte riinstaluar, asgjë nuk kishte ndryshuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme