Lori dhe Visi janë ndarë? Detajet që po i bindin fansat e tyre

20:13 | 16 Janar 2019
A. B.

Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari kanë qenë gjithmonë një prej çifteve më të komentuara të showbizz-it shqiptar.

Kurioziteti rreth tyre është gjithmonë i madh, sepse dyshja kurrë nuk e ka zyrtarizuar lidhjen me një deklaratë publike dhe janë përpjekur t’a mbajnë lidhjen e tyre sa më diskrete dhe sa më larg vëmendjes së mediave.

Mirëpo ka ndodhur edhe që t’i thyejnë “rregullat” pasi nuk i kanë rezistuar dot publikimi të fotove me çaste të ëmbël mes tyre dhe rasti i fundit ishte për ditëlindjen e Lorit ku Visi ndau me ndjekësit e tij një foto romantike dhe një urim të ëmbël për Lorin.

Kjo e fundit u shpërngul përkohësisht në Londër ku po përfundon studimet, por çfarë ka ndodhur me lidhjen e tyre? Lart e poshtë flitet se ka një të tretë mes çiftit, madje shumë komentuese ia vënë në dukje këtë gjë Lorit.

Teksa ajo poston foto nga Londra, ndërsa Visi në Tiranë, në postimet e saj sheh komente ku e komentojnë se e kanë parë të dashurin e saj në party-t në kryeqytet me tjetër femër. Një rast të tillë e shihni edhe në foton më poshtë.

Mirëpo nuk kanë munguar as ngacmimet e njëri-tjetrit në instastory.

E detaji tjetër që i bëri fansat të dyshojnë, është fakti që Lori dhe Visi nuk ndjekin njëri-tjetrin në Instagram. Pse të ketë ndodhur vallë? E sa për të na bërë të gjithëve lëmsh, po të hidhni një sy te Instagrami i Visit, ai nuk e ka fshirë ende foton me Lorin.

Ne shpresojmë të mos ketë ndodhur, por se si është marrëdhënia e tyre presim ta marrim vesh ditët në vijim pasi jemi të sigurt që fansat s’do e lënë rehat Lorin./IN TV/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme