Google ADS

Amerika këmbëngul: Taksa të pezullohet, Kosova nuk përfiton asgjë nga kjo masë

19:59 | 16 Janar 2019
Arbresh.info

Ambasada Amerikane ka ripërsëritur qëndrimin e tyre duke thënë që pozicioni i tyre për taksën nuk ka ndryshuar.

Në një prononcim për Klan Kosovën, nga ambasada kanë thënë se siç janë deklaruar edhe më parë, nuk shohim se Kosova përfiton diçka nga kjo masë.

“Pozicioni ynë mbi taksen nuk ka ndryshuar. SHBA-te në vazhdimësi kanë kërkuar nga udhëheqësia kosovare ta pezullojnë menjëherë taksen për produktet Serbe dhe ato të Bosnje e Hercegovinës. Ashtu siç kemi thënë edhe më parë, nuk shohim se Kosova përfiton diçka nga kjo masë.Fuqishëm bëjmë thirrje që të rishikohet fokusi thelbësor i interesit të Kosovës – e që është e ardhmja evropiane dhe normalizimi i raporteve me Serbinë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme