Llapi nënshkruan me ish-futbollistin e kombëtares shqiptare

19:24 | 16 Janar 2019
Arbresh Info

Lorik Aliu do të nënshkruajë me Llapin. Mesfushori stërviti me llapjanët në vjeshtë por këtë e bëri vetëm për t’u riaftësuar.

Ndërsa, tani kur ai është gati ka arritur marrëveshje me Llapin, raporton gazetasheshi. Aliu ishte pjesë e grupmoshave të reja të Kombëtares shqiptare. Ai kishte patur edhe një aventurë te Borussia Dortmund, por lëndimet ia pamundësuam shpërthimin.

22 vjeçari pret që të rikthehet në formën e tij më të mirë që kishte dikur për të ndihmuar Llapin drejt realizimit të objektivave.

Ditë më parë Llapi zyrtarizoi vazhdimin e kontratës me Hajdin Salihun, duke dëshmuar kështu përkushtimin për talentët e ri të klubit.

Gjatë afatit kalimtar të janarit llapjanët kanë transferuar katër futbollsitë: Elvis Prençi, Flamur Bajrami, Rron Statovci dhe Miran Maksuti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme