Kryemadhi: Do të keni lajme pafund nga nesër e tutje, Rama do të rrëzohet

17:49 | 16 Janar 2019
A. B.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka paralajmëruar në dalje të seancës së jashtëzakonshme të kuvendit se shumë shpejt opozita do të ngrihet për të marrë në dorë të gjithë revoltën e shqiptarëve dhe për të rrëzuar Edi Ramën.

Kryemadhi madje ju drejtua gazetarëve duke i uruar që të kenë sukses në punë pasi nga nesër e më tutje do të kenë lajme pafund.

Kryemadhi: Tashmë opozita do të bashkohet për të ecur përpara drejt zgjidhjes së problemit kryesor, largimit të Edi Ramës. AShumë shpjet do të njiheni me axhendën e opozitës. Nuk ka më nevojë për protesta masive, ke me qindra e mijëra që po protestojnë. Do të keni lajme pafund që nga nesër e tutje.

Gjithashtu dhe Basha ka folur me terma të ashpër kundër Ramës, duke e quajtur një tradhëtar të vendit dhe kombit shqiptar i cili duhet larguar një orë e më parë nga pushteti.

Basha: Çdo ditë me Edi Ramën kryeministër është ditë krize për shqiptarët. Çdokush që i shërben me vetëdije vazhdimit për çdo ditë të Ramës kryeministër është një tradhtar dhe duhet të tradhtoi i tillë, kushdo qoftë ai, deputet, gazetar, analist apo oligark, të gjithë duhet të konsiderohen si tradhtarë. Ajo q do të bëjmë si opozitë është mobilizimimi total i të gjitha resurseve opozitare për të rrëzuar me çdo mjet shkaktarin e kësaj emergjence kombëtare./Express

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme