Gonzalo Higuaini nuk do të jetë startues në finalen e Superkupës sonte (e mërkurë) kundër Juventusit.
Sulmuesi argjentinas ishte në dyshime për ndeshjen, megjithëse shumë mendojnë se vendimi për të qëndruar jashtë fushës është i lidhur me mundësinë e tij për transferim në Chelsea, transmeton portali arbresh.info.
Patrick Cutrone do të zëvendësojë sulmuesin argjentinas në front.
Chelsea është në bisedime për të nënshkruar me ish yllin e Napolit dhe Juventusit që iu bashkua AC Milanit në formë huazimi për 18 milionë euro verën e kaluar.
AC Milani ka opsionin për blerje prej 36 milionë euro, por “Rossonerët” mund të humbin argjentinasin para përfundimit të sezonit për shkak se Maurizio Sarri është i vendosur për të nënshkruar me të në merkaton dimërore të transferimeve.
Bazuar në raportet e fundit, Higuaini ka të drejtë të luaj në ndeshjen e sotme por ish ylli i Napolit do të qëndrojë në bankinë te “Rossonerët” dhe mund të hyjë në fushë nga bankina. Arsyeja zyrtare e mungesës së tij sonte janë ethet, por pyetja më e madhe është se a është kjo arsyeja e vërtetë?/arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...