Nesër do të bëhet nënshkrimi i Marrëveshjes Grant për Mbështetjen e Projektit për Ndërtimin e Autostradës Kijevë-Zahaq.
Kjo marrëveshje do të nënshkruhet ndërmjet Qeverisë së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bankës Evropiane për Investime.
Në ceremoninë e marrëveshjes do të marrin pjesë, ministri i Financave, Bedri Hamza, udhëheqësi i Divizionit për Slloveninë, Kroacinë, dhe Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane për Investime Matteo Rivellini, dhe ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, njofton Ministria e Financave.
Ceremonia do të mbahet nesër, më 17.01.2019, në ora 09:30, në Ministrinë e Financave – Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, kati 11 – salla e Konferencave.
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona