Me pankartat në duar studentët e Universitetit Publik të Prishtinës kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ku kanë kërkuar depolitizimin e arsimit.
“Duam bursa”, “Duam bursa dinjitoze”, “E drejta jonë është detyrim për ju”, ishin pankartat në duar të studentëve.
Përmes një aksioni simbolik, ata kanë vendosur pranga në dyer të kësaj ministrie, përmes të cilave i kanë kërkuar ministrit Shyqiri Bytyqi, që të lirojë prangat e universiteteve publike, ku ata në duar kishin edhe prangat.
Diar Statovci, nga Grupi i Pavarur i Studentëve të Universitetit të Prishtinës, ka treguar simbolikën e prangave që i kanë vendosur në dyert e MASHT-it.
Ai ka treguar edhe arsyet se pse kanë protestuar, po ashtu ka bërë të ditur se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen deri në fillim të semestrit veror mund të hyjnë në bojkot të përgjithshëm.
Kurse, kryetari i Parlamentit Studentor të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Milot Krasniqi, ka thënë se ky universitet është në gjendje shumë të keqe.
Anëtarët e këshillit drejtues sipas tij, kanë keqpërdorur pozitën zyrtare duke i blerë vetës SmartPhona me mjete të Universitetit, ndërkohë që për kryetarin e Këshillit Drejtues ka thënë se ka tejkaluar limitin për karburant dhe dreka e darka zyrtare, por gjithashtu ata kanë kërkuar nga MAShT, që studentëve të Universitetit të Prizrenit të japing bursa e jo ndihma sociale siç i ka quajtur ai bursat që studentët e gjeneratës 2015 kanë marrë prej 202 euro, ndërsa ka thënë se tri gjeneratat e fundit nuk kanë marrë fare bursa./Arbresh.info
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...