Google ADS

OBRM-PDUKM: LSDM dhe Zaev nuk kanë bërë asgjë në interes të qytetarëve

11:17 | 16 Janar 2019
Arbresh.info

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se Zaev dhe 81 deputetët që votuan “pro” ndryshimeve kushtetuese kanë sjellur vendimin më të turpshëm në histori të shtetit.

Nga kjo parti thonë se ata që votuan “pro” ndryshimeve kushtetuese kanë menduar vetëm për karrierat dhe xhepat e tyre dhe i kanë sjellë dëm të madh, njofton Telegrafi Maqedoni.

“LSDM po tenton me dhunë të zbatojë edhe Ligjin për dygjuhësi. Ky ligj shkatërron edhe një nga bazat themelore të Maqedonisë, që lidhte gjitha bashkësitë etnike që jetojnë në shtet. Ligji i dygjuhësisë është edhe një nga hipotekat që Zaev po tenton ta paguajë për ardhjen e tij në pushtet”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti shtojnë se LSDM dhe Zaev në mandat prej dy viteve nuk kanë arritur të punojnë asgjë në të mirë të qytetarëve./Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme