Google ADS

Dimitrov: Ekstradimi i Gruevskit, mjaft i komplikuar

09:01 | 16 Janar 2019
V. S.

Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov gjatë emisionit “Programi 200” në Alsat, foli edhe për ekstradimin e Nikolla Gruevskit nga Hungaria dhe se çfarë po bën saktësisht dikasteri që ai mbulon. Dimitrov shpjegoi se është një rast mjaft i komplikuar për të paktën dy arsye.

“Këtu është pak delikate, posaçërisht njoftimi, ajo që deri më tani nuk dihet në opinion. Ajo që dihet çfarë është! Reaguam, protestuam, pata telefonatë me ministrin”.

“Këtu ka dy interesa, asgjë nuk është bardhë e zi dhe çështjet e mëdha nuk janë të thjeshta për fat të keq. Njëri interes është që Hungaria të jetë mik si shtet dhe të na mbështetë në ambiciet tona për anëtarësimin në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në që duam ta kemi në qershor të këtij viti. Ky është njëri interes”.

“Interesi i dytë, dhe mendoj se këtu na përputhen interesat. Edhe politika e tyre është e tillë. Atje ku më shumë kemi dallime në qëndrimet është rreth rastit me Gruevskin. Një euro deputet e quajti krizë emigrante VIP me një person në një debat në Parlamentin Evropian. Politikën tonë të jashtme sa u përket këtyre dy çështjeve e vazhdojmë në këtë mënyrë”, tha mes tjerash Dimitrov.

Ai shtoi Hungaria rastin e Gruevskit e trajton si çështje të pastër juridike./Alsat/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme