Kosova e ka hapur kuletën për të akuzuarit potencialë të Gjykatës Speciale. Për këtë qëllim, vetëm gjatë vitit të shkuar janë harxhuar rreth gjysmë milioni euro të buxhetit të shtetit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Informata i është konfirmuar “Kohës Ditore” nga Ministria e Drejtësisë.
“Për Programin Mbrojtja Juridike dhe Mbështetja Financiare e Personave të Akuzuar Potencialë nga Dhomat e Specializuara, me Ligjin nr. 06/L-020 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018, në kategorinë 020 Transfere dhe Subvencione janë miratuar 1.500.000,00 euro. Nga kjo shumë e planifikuar në vitin 2018 janë shpenzuar 466.309,41 euro për zbatimin e vendimit të Qeverisë dhe marrjen e këshillave juridike për formën e adresimit të obligimeve të Republikës së Kosovës ndaj Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit Special”, thuhet në një përgjigje të shkruar që Ministria ia ka përcjellë gazetës.
Kur Kosova e pati formuar Specialen pati miratuar edhe një ligj, në të cilin theksohet se dispozitat e tij zbatohen ndaj çdo personi, i cili akuzohet për krimet e pretenduara në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, duke përfshirë mbrojtjen juridike për personat e akuzuar dhe mbështetjen financiare të anëtarëve të ngushtë të familjes së tyre për udhëtimet që ndërlidhen me procedurat gjyqësore, që mbahen jashtë Kosovës.
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...