Google ADS

“Buxheti i krizave” mund të rrëzojë Qeverinë Haradinaj

08:01 | 16 Janar 2019
V. S.

Miratimi i buxhetit për vitin 2019 i cili ende nuk ka mundur t’i marr votat e duhura për të kaluar në Kuvend, po shihet si rrezik për Qeverinë Haradinaj, derisa po cilësohet edhe si “buxhet i krizave”.

Dy partitë më të mëdha opozitare tashmë kanë dhënë qëndrimin e tyre kundër dhe sipas tyre ky buxhet është elektorale.

Ismajl Kuteshi, deputet i Vetëvendosjes ka thënë për Arbresh.info, se nuk përjashtohet mundësia që  rrëzimi i Qeveris mund të vije ditën kur do të shkoj në Kuvend miratimi i buxhetit për vitin 2019.

“Njëra nga arsyet për rrëzimin e Qeverisë mundet me qenë mos kalimi i buxhetit për vitin 2019, por krejt kjo varet nga Partia Social Demokrate nëse do ta votojë ose jo, pasi që nuk e dimë qëndrimin e tyre. Ne si Vetëvendosje kemi dhënë qëndrimin tonë karshi buxhetit”, ka deklaruar Kurteshi.

Tutje Kurteshi, ka shtuar se buxheti i cili pritet të vijë për miratim në Kuvend është buxhet i krizave e jo i zhvillimit ekonomik.

“Ne si Vetëvendosje kemi dhënë qëndrimin tonë dhe kemi thënë në vazhdimësi se ky buxhet është i pa pranueshëm  pasi që ky buxhet nuk është buxhet i zhvillimit por i krizave dhe zgjidhjeve të tyre. Nuk e dimë në aspektin procedural pasi që duhet të ketë një mocion për rrëzim të Qeveris por që mundet më kanë një nga arsyet mos miratimi i buxhetit, pasi që nëse buxheti nuk kalon atëherë Qeveria duhet të bie dhe të japë dorëheqje”, ka përfunduar Kurteshi.

E për Lidhjen Demokratike të Kosovës, buxheti është vetëm një nga faktorët ku tregohet se Qeveria e Kosovës nuk e ka shumicën që të udhëheq me vendin.

Naser Rugova, deputete nga radhët e LDK-së, ka thënë për arbresh.info, se Qeveria aktuale duhet të lëshoj rrugën sa më parë dhe mos të bllokoj vendin kur e dinë se nuk e kanë shumicën.

“LDK konsideron që kjo qeveri e ka dëmtuar shumë vendin në rrafshin e brendshëm dhe e ka rrënuar imazhin e vendit në rrafshin ndërkombëtar. Vendi është ne rruge pa krye prandaj kjo qeveri duhet të lëshoj rrugë sa më parë, buxheti është vetëm njëri nga faktet që kjo qeveri nuk e ka shumicën e nevojshme që të udhëheqë me vendin. Sa më parë ta kuptojnë është më mirë për Kosovën”, ka shtuar Rugova.

Ndonëse kanë mbetur më pak se dy javë nga dita kur buxheti pritet të shkoj në Kuvend për miratim në lexim të dytë, ende mbetet në pikëpyetje miratimi i tij. Kjo për faktin se në vazhdimësi nga partitë opozitare është cilësuar si buxhet elektoral e jo buxhet në interes të qytetarëve. Ndërsa vetë koalicion qeverisës nuk i ka numrat e nevojshëm./V.selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme