Avdyli i përgjigjet ashpër Haradinajt, pas deklaratës që Thaçi është përfaqësuesi i LDK në dialog

00:20 | 16 Janar 2019
Trina Galanxhi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, i është kundërpërgjigjur kolegut të tij nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, pas akuzave të tij ndaj LDK’së.

Teksa ka komentuar refuzimin e LDK’së për t’u përfshirë në dialogun me Serbinë, Haradinaj ka thënë se partia e Isa Mustafës tashmë e ka përfaqësuesin e saj në dialog.

“LDK-ja le të rrijë edhe pak në opozitë sepse ka qenë mjaft në pushtet me PDK-në. Fundja ajo e ka përfaqësuesin e vet në dialog. Ai është presidenti Hashim Thaçi, i zgjedhur me votat e LDK-së pas marrëveshjes që lideri Isa Mustafa kishte bërë me Thaçin që t’i ndanin postet, njëri kryeministër e njëri president i vendit”, ka thënë sot Haradinaj.

Këtë deklaratë të Haradinajt, Avdyli e ka quajtur të turpshme.

“Kjo është paturpësi”, ka thënë ai në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme