Bashkimi Evropian ka lënë të kuptohet që Brexiti duhet të anulohet, pas dështimit të Theresa May në parlament.
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka sugjeruar që nëse deputetët nuk pajtohen më marrëveshje dhe nuk duan të dalin pa një të tillë, atëherë duhet të konsiderojnë kthimin prapa pas votës historike, transmeton portali arbresh.info.
Tusk tha: “Nëse një marrëveshje është e pamundur dhe askush nuk dëshiron marrëveshje, atëherë kush do të ketë guximin të thotë se cila është zgjidhja e vetme pozitive?”
Kurse presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ka paralajmëruar që koha gati ka përfunduar, gjersa ka paralajmëruar që plani pa marrëveshje do të vihet në funksion.
Ai u kthye në Bruksel për mbledhjet emergjente të Brexit pasi marrëveshja u votua me 432 vota në 202 – duke nënkuptuar se një votues me 230 deputetë votuan kundër saj.
Gjithsesi si hap imediat qeveria do të duhet të paraqesë në Parlament “Planin B” brenda tre ditësh. E nëse serish nuk binden deputetët disa nga opsionet janë; E para, dalja nga BE pa marrëveshje dhe ligji e mundëson daljen më 29 mars. Opsioni i dytë, mbetet rinegociimi me Brukselin, që do kërkoj kohë dhe shtyrje të hyrjes në fuqi të Nenit 50 për ta vonuar procesin e Brex-it.
Një opsion i tretë, është mbajtja e zgjedhjeve të reja të përgjithshme si rrugëdalje nga impasi dhe sigurimin e një mandati të ri për marrëveshjen e kryeministres britanike.
Por do duhen dy të tretat e deputetëve që të mundësohet mbajtja e zgjedhjeve të reja, ku dita me e afërta do jetë pas 25 ditësh.
Një alternativë tjetër është një mocion votëbesimi ndaj qeverisë, të cilën e kanë lënë të kuptohet se do e kërkojë opozita laburiste. Problemi është se konservatorët në pushtet i frikësohen humbjes ndaj Laburistëve dhe shumë deputetë janë në pozicionin e gjelit të detit që do duhet të votojnë për Krishtlindjet.
Mbajtja e një referendumi, do të kërkonte edhe ky opsion, shtyrjen e procesit të Brexit, ndërkohë që do jetë shumë e vështirë për të mos thënë e pamundur, mbajtja e tij përpara 29 marsit datës zyrtare të daljes se Britanisë nga BE-ja, pasi si rregull do duhen 22 jave deri në mbajtjen e një referendumi të ri./Arbresh.info/
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”