Google ADS

A po rikthehet Neymar? Flasin zyrtarët e Barçës

22:58 | 15 Janar 2019
Arbresh Info

Klubi i Barcelonës ka refuzuar të gjitha lajmet që pretendojnë se babai i Neymar ka kontaktuar klubin në lidhje me rikthimin e brazilianit.

Neymar u transferua në PSG në një marrëveshje rekord në gusht të 2017, por lojtari nuk është i kënaqur në Francë dhe raportohet se dëshiron rikthimin në La Liga, shkruan gazetablic.

Zyrtari i Barcelonës, Josep Vives thekson se lajmet për rikthimin e sulmuesit nuk janë të vërteta.

“Në radhë të parë, nuk është kështu, Neymar u largua për shkak se ai vendosi, dhe prej atëherë nuk kemi asgjë për të thënë për të” tha Vives.

“Nuk kemi folur kurrë për lojtarët që kanë kontrata me klubet e tjera”, përfundoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme