Google ADS

Deputetja e VV-së: Taksa e Ramushit do të përfundon sikur Demarkacioni

21:10 | 15 Janar 2019
Arbresh Info

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka shprehur skepticizmin e saj lidhur me taksën e vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve të Serbisë.

Ajo ka thënë se duket se taksa e vendosur nga Haradinaj do të përfundojë sikur demarkacioni me Malin e Zi.

“Si po duket taksa 100% e Ramushit do të përfundon sikur Demarkacioni me Malin e Zi. ‘Fjalët si Demushi punët si kërkushi’”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Ramush Haradinaj ka deklaruar përsëri se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme