Google ADS

Dështon marrëveshja Britani-BE, nuk e voton parlamenti

20:53 | 15 Janar 2019
Arbresh.info

Parlamenti britanik ka refuzuar marrëveshjen e arritur me Bashkimin Evropian për dalje nga kjo fundit.

Kryeministrja Theresa May që edhe e ka dakorduar marrëveshjen ka pësuar një humbje të madhe, transmeton portali arbresh.info.

Me pak më shumë se dy muaj deri në daljen e planifikuar nga BE, Britania e Madhe mbetet e ndarë ashpër.

Marrëveshja ka marrë 432 vota kundër 202 për.

Pas humbjes, May detyrohet nga parlamenti që brenda tre ditësh të vijë me një sqarim për hapat e saj të mëtutjeshëm. Ajo ka afat deri të hënën më 21 janar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme